
Autoritetet belge kanë ndaluar 12 shtetas shqiptarë, pasi janë kapur në flagrancë në tentativë për të kaluar kanalin e La Manshit, për të depërtuar më pas në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.
Lidhur me këtë rast trafikimi janë arreestuar edhe dy shtetas belg, nën akuzoën se kanë kontrabanduar në mënyrë ilegale emigrantë shqiptarë me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Arrestimet pasuan një operacion muajin e kaluar, ku policia belge parandaloi një varkë fryrëse duke u larguar nga bregu pranë qytetit të Nieuwpoort në Flanders.



