Dervishi: Të gjitha produktet e energjisë janë të ekspozuara ndaj rritjes së çmimit (VIDEO)

Dervishi: Të gjitha produktet e energjisë janë të ekspozuara ndaj rritjes së çmimit (VIDEO)

Të gjitha produktet e energjisë janë të ekspozuara ndaj rritjes së çmimit, vende si SHBA i kanë mbyllur të gjitha kanalet e furnizimit me produkte ruse, vende të tjera që nuk kanë zgjedhur ta sanksionojnë. Tendenca është të rriten sanksionet, tendenca është që të ketë rritje çmimi.

Kështu tha eksperti i hidrokarbureve, Dael Dervishi, për MCN Live, teksa deklaroi se ka nevojë për reforma të thella qoftë në sektorin e hidrokarbureve, edhe të energjisë.

Sipas tij, problemet që vijnë me rritjen e çmimit të naftës, vijnë nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare, të shtyra prej luftës në Ukrainë.

Kemi shumë pak në dorë lidhur me këtë krizë ndërkombëtare. Ajo që mund të bëjmë, është të rishikojmë se si mundet që çmimi i naftës, të zhvishet nga një apo disa prej taksave. Qeveria mundet që të pezullojë përkohësisht njërën prej taksave që i ngarkohen produktit të naftës, deri sa të ketë një shpresë për zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Kërkon studim të kujdesshëm, se cila nga këto taksa duhet pezulluar ose hequr nga produkti i naftës. Në fund të ditës, qeveria duhet të ketë të njëjtin bilanc buxhetor, ndaj nuk mund të thuhet se cila taksë mund të hiqet. Për shembull taksa e qarkullimit, mos ti ngarkohet naftës, por taksave të automjetit kur hyn në doganë.

I pyetur nëse çmimi 230 lekë për litër i naftës, është real apo i vendosur në mënyrë të njëanshme, tha se çmimi që ne shikojmë në tabelën e karburantit, në një masë të caktuar është i ngarkuar nga taksa.

Por Dervishi sqaroi se çmimet vendosen nga rregullat e tregut dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë në vendosjen e çmimit, ndaj ndërhyjnë autoritetet rregullatorë.

Nuk mund të them që ka abuzim, është Autoriteti i Konkurrencës që ka filluar të bëjë një hetim nëse ka abuzime apo jo. Mendoj se do dalim në një rezultat që do të ndikojë pozitivisht në stabilizimin e çmimit. Shpresoj të dalë sa më shpejt raporti i Autoritetit të Konkurrencës, për të kuptuar shkaqet që kanë çuar në këtë nivel.

Sa i takon rritjes së çmimit të naftës për të cilin thuhet se do të shkojë 300 lekë, tha se nuk ka asnjë indikator që të na tregojë se kriza ndërkombëtare, ka një dritë në fund të tunelit.

Sipas tij, shohim ende që jemi përpara përshkallëzimit të një konflikti ushtarak mes Rusisë dhe Ukrainës, ndaj shprehu bindjen se çmimi do të vazhdojë të rritet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy