PS: Berisha e Basha nuk kanë çfarë të ofrojnë veç kërcënimeve për dhunë

PS: Berisha e Basha nuk kanë çfarë të ofrojnë veç kërcënimeve për dhunë

Partia Socialiste e cilëson çadrën e protestës së PD-së strehë të fshehjes së të vërtetës nga realiteti. Në një njoftim për shtyp, PS thekson se përç thirrjeve e kërcënimeve për dhunë, çadra e protestës nuk mund t’u ofrojë shqiptarëve asgjë tjetër.

“Berisha dhe Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë, përveç se t’i quajnë “mafiozë” partnerët tanë europianë, të bllokojnë Vettingun dhe të shuajnë çdo fije shprese të shqiptarëve për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike. Ata mund të ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra e tyre, e cila është kthyer tashmë në strehën e fshehjes të së vërtetës nga realiteti. Tashmë po bëhet përherë e më e qartë për të gjithë shqiptarët, se kjo çadër nuk ka as plan dhe as shpresë për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve, përveç thirrjeve dhe kërcënimeve për dhunë. PS-ja nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër që ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë; dhe ne nuk do të lejojmë askënd të bllokojë rrugën tonë drejt Europës dhe drejt shpresës për drejtësi e më tepër vende të reja pune”, thuhet në njoftimin e PS-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy