Shqipëria në zonën e pagesave euro/ Nunaj: Do lehtësojë bizneset në procesin e transaksioneve

Shqipëria në zonën e pagesave euro/ Nunaj: Do lehtësojë bizneset në procesin e transaksioneve

Shqipëria pritet që në muajt e ardhshëm te aderohet në Tregun Unik të Pagesave në Euro, i njohur si SEPA.

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha përmes një lidhje “Skype” me studio e MCN Economy se ky proces do i lehtësojë shumë individët dhe bizneset shqiptare.

Në Shqipëri edhe pse nuk jemi pjesë e SEFA-s kur bëjmë transaksione kufitare, kryesisht me vendet e BE-së i bëjmë me kodin IBAN që është kodi që funksionin edhe në sistemin SEFA. Kjo e lehtëson procedurën dhe është si të thuash hapi, ose hapi paraprak për të qenë pjesë e këtij sistemi.

Që kur sistemi u krijua për herë të parë dhe funksionon në 36 vende ka qenë ndihmesë e madhe dhe të gjithë individët dhe bizneset që kanë realizuar këto transaksione e kanë ndjerë këtë lehtësi. Në rastin e Shqipërisë, por edhe në rastet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke qenë se Shqipëria e ka me BE-në atë që ne do quajmë vendet ku kryejmë volumin më të lartë tregtar, automatikisht në momentin që do të bëhen pagesat ose transaksionet janë gjithmonë lehtësirat.  Është veprim i mirë dhe fat që të bëhet pjesë e zonës unike të pagesave euro.

Zona unike euro i ka të standardizuara proceset. Janë dy kode që përdoren për një transfertë  internacionale, kodi iban dhe kodi BIC/Swif.

Ana e dytë është që të gjitha bankat brenda zonës SEFA kanë produkt të standardizuar. Ka ulur konkurrencën  dhe ka ndihmuar që qytetari të zgjedhë vetë bankën dhe pa ia rritur koston.

Nëse sot duhet 3-4 ditë pune për të bërë një transaksion parash, do bëhen brenda ditës dhe kostot do të jenë më të ulëta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy