
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, nuk do të marrë pjesë në rajonal të planifikuar në Kolumbi për zjarret që po shkatërrojnë Amazonën. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi Otavio Rego Barros, duke thksuar se Bolsonaro po ndjek këshillat e mjekëve për ndërhyrjen kirurgjikale, të cilës ai do t’i nënshtrohet javës tjetër. Brazili mund të dërgojë një përfaqësues në vendin e tij ose të kërkojë të shtyhet samiti.
Bolsonaro dp t’i nënshtrohet të dielën një operacioni në San Paolo për të korrigjuar një hernie, që ka ardhur si pasojë e sulmit të 6 shtatorit 2018, kur ai u plagos me thikë gjatë fushatës zgjedhore.
Ky është operacioni i katërt që ai i nënshtrohet dhe do të duhen dhjetë ditë për t’u rikuperuar.
Sulmi me thikë ndodhi në Juiz de Fora, në shtetin e Minas Gerais, ku Bolsonaro mbeti i plagosur rëndë dhe rrezikoi jetën. Autori i sulmit ishte Adelio Bispo Oliveira, i cili aktualisht ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Campo Grande. Ai është cilësuar nga drejtësia federale si "mendërisht i paqëndrueshëm".
Presidenti brazilian pati deklaruar se do ta mbronte politikën e tij për Amazonën edhe nga karrigia me rrota në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Fjalimi i parë i asamblesë i planifikuar për 24 shtator i është rezervuar tradicionalisht Brazilit. Presidenti brazilian akuzoi “udhëheqësit me mendësi kolonialiste” të Francës dhe Gjermanisë pas ofertës për 20 milionë dollarë ndihmë të dakorduar në G7 për të luftuar zjarret në Amazonë.
Tradicionalisht, përfaqësuesi i Brazilit mban fjalimin e parë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Presidenti i ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, është kritikuar se ka mbështetur shpyllëzimin e Amazonës dhe nuk ka reaguar në kohë për mijëra zjarre që kanë shkatërruar zona të mëdha të pyjeve të shiut. Bolsonaro akuzoi Francën dhe Gjermaninë për "blerje" të sovranitetit brazilian pasi G7-a ofroi 20 milionë dollarë ndihmë për të shuar zjarret e Amazonës.



