PS feston fitoren në shesh, Rama: Është ora që PD t’i shtrijmë dorën për bashkim

PS feston fitoren në shesh, Rama: Është ora që PD t’i shtrijmë dorën për bashkim

Partia Socialiste po feston në shesh fitoren e mandatit të tretë. Ende pa u shpallur rezultati zyrtar, me një epërsi të qartë, socialistët janë mbledhur në festë në sheshin “Skënderbej”. Kryeministri Rama tha se një mandat tjetër i jep mundësinë për ta udhëhequr vendin drejt majës. Duke e vlerësuar PS si një makineri fitoreje, Rama iu drejtua kryedemokratit Basha për t’i kërkuar të pranojë humbjen në mënyrë dinjitoze. Rama tha se mazhoranca e dalë nga këto zgjedhje i shtrin dorën e bashkëpunimit në të mirë të vendit opozitës, ndërsa në asnjë moment nuk përmendi LSI-në.     

Shqipëria votoi, Shqipëria vendosi, Shqipëria fitoi. Fitoi karakteri ynë edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi pakënaqësia jonë me gjërat që nuk shkojnë, si një shtysë për t’i zgjidhur gjërat. Fitoi durimi ynë i kalitur në vështirësi të mëdha. Fitoi forca më e madhe demokratike politike, që shqiptarët kanë krijuar ndonjëherë, PS.

Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndenjur pranë dhe më ka ndjekur si hije me përkujdesjen e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht sot mes jush dhe shpresoj që më sheh nga lart, nëna ime, Aneta.

 

Mesazhi për PD

Basha dhe PD bënë fushatën më të mirë në humbje. Të mundësh PS është aq e mundur sa të mundësh Milanin, Interin dhe Barcelonën. Ky ishte viti i socialistëve. Mesazhi im i sinqertë për Lulzim Bashën është ky: Pranoje humbjen me dinjitet dhe bindjen se bëre gjithë sa munde. Mospranimi i humbjes e zvogëlon përmasën e rezultatit të PD përballë një makineri fitoreje si PS. Miq demokratë, ne jemi më të mirë, ju jeni më të mirët pas nesh. Ky është fakt dhe faktet pranohen.

Mandati i tretë

Mandati i tretë është më i forti që një shumicë qeverisëse ka pasur që prej vitit 1992. Duhet t’i bashkojmë forcat me PD për qëllimet që nuk na ndajnë por na bashkojnë.  

Dy dasitë e shqiptarëve

Dy dasitë e mëdha që e bëjnë të rrëshqitshme tokën nën këmbët e shqipërisë, por është e tmerrshme të mos përpiqemi t'i kapërcejmë. E para është dasia e hapur komunistë... Na përçan dhe na bën të harrojmë se jemi shqiptarë.

Dasia tjetër ajo që e sheh edhe sot në hartën elektorale. Një dasi e ushqyer poshtërsisht në shqipërinë demokratike. Nuk është dita dhe as vendi për ta tepruar me filozofi, por është ora që t’i shtrijmë dorën PD për bashkim.

Politika ka lindur që njerëzit e dalë nga pylli të mos hanë njëri-tjetrin, por të bëjnë me njëri tjetrin gjëra që vetëm nuk i bëjnë dot.

Le të përpiqemi ta vëmë politikën në dispozicion të Shqipërisë. Shqipëria bëhet dhe duhet e do ta bëjmë ne, shqiptarët e kësaj dekade, përtej pandemisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy