Sonda kineze kthehet në Tokë me gurë të rrallë të Hënës

Sonda kineze kthehet në Tokë me gurë të rrallë të Hënës

Sonda kineze “Chang’e-6” është kthyer në Tokë me mostra që janë marrë për herë të parë nga pjesa e largët dhe e paeksploruar e Hënës.

Sonda u lëshua në shkretëtirën e Mongolisë së Brendshme të martën pas një misioni që zgjati gati dy muaj dhe që ishte i mbushur me rreziqe, raportuan mediat shtetërore.

Drupal Ad

 

 

 

Shkencëtarët po e prisnin me padurim kthimin e sondës, pasi mostrat që i sjell ajo mund t’u japin përgjigje pyetjeve kyçe rreth mënyrës së formimit të planetëve.

Kina është shteti i vetëm që ka lëshuar sondë në pjesën e skajshme të Hënës, duke bërë hap të tillë edhe më parë, në vitin 2019.

Ana e largët e Hënës, që ndodhet më larg nga Toka, është teknikisht më e vështirë për t’u arritur për shkak të largësisë dhe terrenit të vështirë me kratere gjigante dhe pak sipërfaqe të rrafshët.

Sonda “Chang’e-6” e kishte nisur fluturimin nga një qendër hapësinore në fillim të majit dhe ishte lëshuar me sukses në një krater afër polit jugor të Hënës disa javë më pas.

Sonda përdori një shpues dhe një dorë robotike për të grumbulluar pluhur dhe gurë, bëri disa fotografi të sipërfaqes dhe nguliti një flamur kinez.

Kina ka ndarë burime të mëdha për programin e saj hapësinor gjatë dekadës së kaluar në përpjekje për t’u bërë konkurrencë Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy