
Analisti Denis Dyrnjaja nga studio e MCN Live ka komentuar vendimin e GJKKO e cila la në burg Erion Veliajn për të cilin u shpreh se nuk ka asnjë surprizë dhe se ishte e pritshme nisur kjo dhe nga sjellja dhe reagimet e kryebashkiakut.
Ai tha se të gjitha mediat kanë kontakte me politikanët por kjo nuk do të thotë se të gjitha ato i mbrojnë ata, ndërsa Veliaj nisur ndoshta dhe nga presioni i momentit i nxori zbuluar haptazi ato media që janë nën ndikimin e tij politik.
Sipas tij Veliaj në këto kushte dihet të merret me betejën e tij ligjore, të pranojë fajin duke marrë përsipër koston dhe të heqë dorë nga propaganda.
Mendoj se gjykata e apelit nuk ka surprizuar në vendimmarrjen e saj sepse vetë Veliaj me deklaratat dhe reagimet e tij e paralajmëroi këtë vendimmarrje pasi në kushte të tjera sjellja e tij në këtë situatë ku ndodhet përballë ligjit dhe hetimeve do ishte një qasje tjetër.
Madje mendoj se nxitimi apo çështja e presionit të faktit me të cilin duhet të përballesh e ka shtyrë Veliajn të implikojë dhe media të ndryshme siç ishte rasti i Mero Bazes apo Top Chennel ku Grida Duma reagoi lidhur me qëndrimin dhe përhapjen e fjalëve pas përgjimeve, pra implikimi që Veliaj ka mediat i ka ekspozuar këta të fundit në një raport të vështirë bashki-media për shkak dhe të interesave që janë luajtur.
Të gjithë gazetarët kanë kontakt me politikanët, por jo të gjithë kanë interesa, ne nuk jemi aq profanë sa të mos kuptojmë se kush mbron kë, mund ta mbrosh me heshtje, objektiv duke dhënë lajmin korrekt, ose duke e interpretuar ndryshe. Ka ca norma dhe historia e raporteve person-media, media-institucion.
Më tej ai shtoi se nxitimi i Veliajt nga presioni nuk është mënyra e duhur duke i bërë presion medias, mendoj se kjo histori nuk bëhet me propagandë, nuk vazhdohet më duke hedhur baltë mbi prokurorët, tani është një betejë ligjore.
Pretendimi i avokatit që s’ka prova për tu mbajtur në burg as Veliaj, por ndërkohë që duhet të lehtësohen masat për pasurinë e Ajola Xoxës nuk janë në pritshmëritë as të vetë avokatit sepse provat që kanë në duar nuk është e lehtë kjo historia e betejës që ka nisur me Veliaj.
Pozita e Veliajt është një pozitë e kompromentuar se si do dalë është meritë e sjelljes së tij dhe mbrojtjes së tij. Çdo sjellje e tij me prepresion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke përdorur mediat që mendon se i ka partnere, nuk mendoj se është rruga e duhur, nuk fiton asgjë vetë, gropos legjitimitetin dhe besueshmërinë e këtyre mediave.
Ndërkohë rasti i implikimit të tyre përbën një risk që ato të futen në hetime për raportin që ato kanë pasur me këtë karakter. Ku kemi dhe rastin e inceneratorit që është një çështje më e thellë.
Veliaj po gropos dhe vetë mediat duke lënë këto mesazhe të pamatura në momente tensioni. Ti thuash prokurorit që ti se di me kë ke të bësh nuk është intimidim por kalon te kanosja, prandaj them se në të tilla raste çdo gjë duhet të përdoret me kujdes sepse duke dashur ta mbrosh e fundos më shumë.
Në fund Dyrnjaja ka dhënë dhe një sygjerim nisur nga kushtet ku ndodhet kryebashkiaku ku u shpreh se nëse je kapur me këtë histori më mirë prano fajin hiq pjesën e dënimit dhe kaq.
Nuk është fundi i botës të kapesh në faj dhe të paguash për fajin. Beteja për të kundërshtuar atë që bënë muu është e pamundur, nuk mbulohet dielli me shoshë.
Sa më lehtë ta ketë Veliaj për ta pranuar këtë aq më lehtë do e kaloj se që do dënohet unë besoj se do dënohet, sepse nga çfarë kuptoj nga hetimet dhe provat rëndon më shumë epoka Veliaj.
Pra të gjitha rrugët të çojnë te kujdesi që të bësh balancën se çfarë është më mirë të pranoj përgjegjësinë dhe të marrë koston përsipër apo të bëjë propagandë për ti mbushur mendjen opinionit publik se e bardha është e zezë. Ndoshta dhe e arrin, por në kushtet që është Veliaj më mirë të vazhdojë betejën ligjore.



