
Është anuluar koncerti i sopranos ruse Anna Netrebko, i cili ishte planifikuar në datën 16 tetor në Pragë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë organizatorët, ndërkohë që mediat e huaja bëjnë me dije se sopranoja po i fton fansat në koncertet që do të zhvillojë në vendet e tjera.
Përveç shtetësisë ruse, Netrebko ka edhe shtetësi austriake.
Në të kaluarën, ajo nuk e fshehur simpatitë e saj për presidentin rus Vladimir Putin.
Anulimi i koncertit u rekomandua nga autoritetet e Pragës, të cilat u konsultuan edhe me ambasadën e Ukrainës. Këngëtarja ruse është përballur me bojkot të koncerteve të saj që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Edhe pse e dënoi luftën, ajo refuzoi të distancohej nga Putini.



