Ndahet në tre pjesë ura, izolohen tre fshatra në Kurbin (VIDEO)

Ndahet në tre pjesë ura, izolohen tre fshatra në Kurbin (VIDEO)

Mbi këtë urë në lumin Mat kalojnë çdo banorët e tre fshatrave në Kurbin, për t'i lidhur me rrugën nacionale Burrel-Milot.

Ura pasarel me konstrukt metalik është dëmtuar e ndarë në tri pjesë dhe kalimi është mjaft i frikshëm dhe i rrezikshëm.

Kjo problematikë vijon prej shumë kohësh dhe banorët thonë se i kanë vënë në dijeni autoritetet, por edhe përballë këtij rreziku të vërtetë institucionet heshtin.

Në këtë situatë ata shprehen se janë të izoluar dhe apelojnë për ndihmë.

Ura është ndërtuar rreth 4 vite më parë, ndërsa cilësia e dobët e punimeve e degradoi atë duke e bërë sot një rrezik për qindra banorë të fshatrave Skuraj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy