Brenda disa vitesh, bota do të njohë trilionerin e saj të parë. Ai është aktualisht njeriu më i pasur në botë, por brenda 25 viteve të ardhshme pritet të ngrihet në një kategori tjetër: nga miliarder, në trilioner.
Themeluesi i “Microsoftit”, Bill Gates, ka aktualisht një pasuri me vlerë 85 miliardë, sipas revistës “Forbes”. Por nëse ajo rritet me të njëjtin ritëm që ka ecur deri tani, 61-vjeçari do të bëhet trilioner kur të ketë arritur ditëlindjen e 86-të.
Një studim i javëve të fundit ka arritur në përfundimin se 8 miliarderë kanë pasuri të njëjtë me 3.6 miliardë njerëz të planetit.



