
Xhoen Zane është një DJ nga Kuçova që mori famë me miksimet interesante të muzikës popullore shqipe me cover të këngëve hip hop e reper botëror.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu suksesin që arriti me miksimin e këngës së Vaske Currit me këngëtarin e hip hopit, 50 cent.
E kam nisur si provë nga shtëpia duke mikuar këngë popullore dhe këngë rep dhe hip hop botëror. I kam provuar të gjithë hitet por kjo e Vaske Cusrrit me 50 cent, ngjiti aq shumë dhe kur e kam postuar, u prit jashtëzakonisht shumë mirë.
Mori rreth 1 milionë klikime dhe njerëzit filluar të më shkruanin të bëja të tjera.
Tani që kam arrit famën edhe kosto e DJ është rritur pak.
Kam të pronotuara dhe janë mbyllur të gjitha dasmat për këtë vit, dhe kemi filluar të marrim pronotime edhe për vitit 2025.



