Temperaturat zbresin në -1 gradë, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Temperaturat zbresin në -1 gradë, parashikimi i motit nga e hëna në të premte

Masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që tashmë kanë përfshirë vendin tonë do të vazhdojnë të ndikojnë gradualisht në kushtet klimatike edhe gjatë javës në vijim.

Ditën e hënë do të kemi mot të qëndrueshëm me mbizotërim të kthjellimeve.

Situata ndryshon ditën e martë dhe të mërkurë ku do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të herë pas hershme shiu në formë rrebeshesh të shpejta dhe stuhi afatshkurta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet e dëborës do të jenë prezente në Alpe dhe relievet malore në lindje. Vlen të theksohet elementi i erës si intensiv dhe problematik me drejtim juglindje-jugperëndim 2-9m/s, ndërsa në bregdet e lugina hera herës era fiton shpejtësi 13-25m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-5ballë.

Ditën e enjte do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm me reshje shiu të përqendruara në jug të vendit, ndërsa ditën e premte ndërprerje të reshjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy