Mjekët, “aheng” te “Shefqet Ndroqi” (VIDEO)

Mjekët, “aheng” te “Shefqet Ndroqi” (VIDEO)

Janë quajtur heronj dhe ata që po i prijnë betejës kundër Covid. Si tinguj lufte i përjetuan mjekët e spitalit "Shefqet Ndroqi" edhe ritmet e këngëve popullore që pushtuan këtë të mërkurë ambientet e jashtme të këtij spitali.

Për disa minuta, stafi i spitalit uli vigjilencën dhe doli në ballkone për t’iu bashkuar ahengut që u stis me pjesëmarrjen e Asamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Siç duket, bluzat e bardha kanë lënë pas traumën që u shkaktoi hedhja nga ballkonet e 3 pacientëve me Covid. 

Me muzikë u shoqërua edhe një video që kryeministri postoi në platformën ERTV për të treguar ndryshimin epokal që shëndetësia ka pësuar në qeverisjen e tij.

Për kryeministrin, këto pamje janë një përgjigje edhe për ata që thonë se shëndetësia dhe mjekët nuk kanë asnjë ndryshim nga gjendja e së shkuarës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy