<p>Shqiptarët planifikojnë pushimet e nëntorit ende pa përfunduar mirë sezoni i verës. Në studion e MCN, Denis Dema, operator turistik, tha se një praktikë e tillë ndiqet për të kursyer para, ndërsa e preferuar mbetet kryesisht Europa.</p> <blockquote> <p><em>Shqiptarët duan të largohen jashtë dhe rezervimet kanë nisur që me mbylljen e sezonit të verës. Shqiptarët rezervojnë herët për nëntorin sepse e dinë që kursehen para. Të preferuara mbeten Turqia, Italia dhe Parisi, Amsterdami, Budapesti, Bukureshti etj. po ka edhe nga ata që zgjedhin Abu Dabin dhe Dubain, ku çmimet variojnë 500-600 euro për person. Këto vende janë bërë të aksesueshme për të gjithë. Ne nisim guida çdo javë. Janë kompanitë loë cost që e mundësojnë Dubain më lirë. Preferojnë më shumë historinë dhe arkitekturën. Europa ka arkitekturë mahnitëse dhe histori. Dubai dhe Emiratet ofrojnë më shumë luksin. Ata që janë mbi 40 vjeç zgjedhin guidat. Paketat treditore janë të preferuara. </em></p> <p> </p> </blockquote>



