BE sanksionon djalin e ish-Presidentit rus

BE sanksionon djalin e ish-Presidentit rus

Djali i ish-Presidentit rus Dmitry Medvedev, Ilya, e ka gjetur veten në një listë të shtetasve rusë dhe bjellorusë të cilët u sanksionuan të hënën si pjesë e paketës së 12-të të masave të Bashkimit Evropian kundër Moskës lidhur me Ukrainën.

28-vjeçari duket se është futur në listën e zezë vetëm sepse ai ka lidhje me Dmitry Medvedev, ish-President (2008-2012) dhe Kryeministër (2012-2020) dhe nënkryetar aktual i Këshillit të Sigurimit Rus.

Gjithashtu u sanksionuan 14 anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ruse, për përfshirjen e tyre në organizimin e zgjedhjeve parlamentare federale në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporozhye, katër ish-rajone të Ukrainës që votuan për t’u bashkuar me Rusinë vitin e kaluar, por të cilat BE-ja i konsideron “të pushtuara ilegalisht”.

Emra të tjerë të shquar në listën e zezë më të re përfshijnë dy guvernatorët rajonalë, Oleg Khorokhordin i Altait dhe Radiy Khabirov i Republikës së Bashkortostanit, si dhe Gjeneral Lejtnant Viktor Afzalov, i cili zyrtarisht zëvendësoi Sergey Surovikin si kreun e Forcave Ajrore Ruse në tetor dhe Anna Tsivileva, kryetare e fondit “Mbrojtësit e Atdheut”, i cili mbështet familjet e ushtarëve rusë.

Sanksionet e BE-së janë zgjeruar edhe për disa shtetas bjellorusë, duke përfshirë dy zyrtarë të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Minsk, Alexander Rakhmanov dhe Pavel Muraveyko.

Brukseli ka deklaruar vazhdimisht mbështetjen e tij për Kievin në konfliktin me Moskën. Raundi i fundit i sanksioneve ndalon shtetet anëtare të BE-së të importojnë diamante dhe disa metale dhe komponentë industrialë nga Rusia, si dhe të eksportojnë produkte të caktuara teknike që mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy