
Flokët janë ndër elementët më delikatë dhe për të cilët, sidomos gratë dhe vajzat, ankohen më së shumti.
Për flokë të shëndetshëm ka shumë rëndësi edhe mënyra se si ushqeheni. Po ashtu, flokët kanë nevojë për vitamina të caktuara.
E mira është që këto vitamina të merren përmes produkteve ushqimore. Në këtë drejtim, por ju ndihmojnë duke ju treguar se cilat janë ato.
Zinku
E gjeni te peshku, mishi i viçit apo pulës. Ky metal është i pranishëm edhe te vezët, drithërat, fasulet dhe kosi.
Hekuri
Aq i rëndësishëm për flokët, dhe jo vetëm, e gjeni më në masë te spinaqi dhe kumbullat. Më parë flisni me mjekun tuaj, pasi hekuri mund të prishë sistemin tretjes.
Vitanmina B
Perimet me gjethe jeshile kanë vitaminë B, të cilën duhet ta merrni shpesh. Por edhe arrat apo produktet e detit kanë këtë lloj vitamine.
Vitamina D
Burimi më i mirë i vitaminës D është vaji i peshkut dhe qumështi i sojës. Por prodhohet gjithashtu në trupin tuaj kur ekspozoheni në diell.



