Vjedhja e BSH-së, gjykata dënon Elivar Golemin (VIDEO)

Vjedhja e BSH-së, gjykata dënon Elivar Golemin (VIDEO)

Gjykata e Tiranës jep vendim për ish-inspektoren e Bankës së Shqipërisë , Elivar Golemi.

Ajo u akuzua për “shpërdorim detyre” pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve. 

Gjykata dha vendimin 2 vjet burg i cili do të konvertohet në 2 vjet shërbim prove si dhe për dy vjet nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik.

Golemi u akuzua për shpërdorim detyre në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga arkat e bankës, vjedhje që u zbulua në korrik të vitit 2014.

Prokuroria kërkoi dënimin me 3 vite burg për të, por në fund gjykata vendosi dënimin me 2 vite burg, që u konvertua në dy vite shërbim prove dhe dy vite përjashtim nga ushtrimi i funksioneve publike.

Sipas Prokurorisë, Golemi, në rolin e kryeinspektores së bankës, nuk ka monitoruar si duhet lëvizjet në arkën e bankës, nga ku janë marrë nga punonjësi i bankës, Ardian Bitraj 713 milionë lekë.

Për këtë vjedhje u ndalua dhe u gjykua edhe ish­guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, i cili u shpall i pafajshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy