Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës me dy fëmijët/ Palombarët kërkojnë ndihmën e Forcave të Armatosura

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës me dy fëmijët/ Palombarët kërkojnë ndihmën e Forcave të Armatosura

Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të Alma Arrazit me dy fëmijët vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetje e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

 Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë.

Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy