
Astrologjia, ose fusha që studion lëvizjen e yjeve për të parashikuar të ardhmen e njerëzve është metoda më popullore dhe e njohur e okultit.
Horoskopi është i pranishëm çdo ditë në median vizive dhe të shkruar, gjë që tregon influencën që ka ende sot tek individët.
Për astrologjinë moderne mund të duket si një metodë e pavlerë, por horoskopi ka një të shkuar shumë të pasur, në bazë të shenjave të zodiakut janë përcaktuar fatet e kulturave të ndryshme në botë.
Bazuar në histori thuhet se astrologjia ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në disa kultura dhe i ka udhëhequr për një kohë të gjatë. Metoda e parashikimit nëpërmjet yjeve ishte shumë popullore edhe në mesin e shtresave aristokrate të shteteve të ndryshme.
Gjërat ndryshuan në shekullin e XX-të kur njerëzit filluan të dyshonin mbi saktësinë e parashikimit.
Shumë shpejt astrologjia e humbi popullaritetin dhe besueshmërinë që gëzonte tek shtresat aristokrate dhe akademike dhe filloj të klasifikohej si një pseudoshkencë.
Për shumë vite astrologjia ka pasur një impakt ndikues në të gjithë botën. Astrologjia është një praktikë e lashtë që civilizime të ndryshme me sa duket kanë zhvilluar në mënyrë të pavarur. Kaldeasit që jetonin në Babiloni konsultoheshin me të që prej 3000 vjet pr.e.s. (ndërsa kinezët e praktikonin që rreth 2000 vjet pr.e.s). Pitagora u formua në astrologji në shekullin VI pr.e.s. Ai qëndroi 8 vjet në Mesopotami. Astrologjia mesopotame u shfaq në Greqi. Megjithatë Pitagora ndryshoi mënyrën themelore të trajtimit të astrologjisë. Ai donte që njerëzit të mos i nënshtroheshin fatit, ndërkohë që në Babiloni njeriu nuk ishte asgjë tjetër veçse një lodër në duart e perëndive.
Në botën mesjetare astrologjia lëvizi shumë më ngadalë drejt metodave më të sofistikuara.
Islamizmi, Hinduizmi dhe astrologjia europiane frymëzuan subjektet e shumë librave.
Gjatë Rilindjes në shkolla jepeshin leksione mbi astrologjinë.
Mbretër si Eduardi VI i Anglisë dhe Mbretëresha Elizabet mbanin të punësuar predikues dhe astrologë personalë për horoskopin.
Njerëzit besonin aq shumë në astrologji sa shpesh i drejtoheshin edhe për të parashikuar kohën më të mirë për të mbjellat në bujqësi.
Me ardhjen e Iluminizmit astrologjia filloi të humbasë besueshmërinë si shkencë ekzakte.
Tani shikohet më shumë si një moment buzëqeshje.
Megjithatë studimet tregojnë se 25 për qind e amerikanëve, kanadezëve dhe britanikëve ende besojnë se pozicioni i yjeve dhe planeteve mund të ndikojë në jetën e tyre. / Historia e okultit /



