Suli: Duhen krijuar kooperativat e prodhuesve të vajit të ullirit, kemi produkt shumë të mirë por ruhet keq

Suli: Duhen krijuar kooperativat e prodhuesve të vajit të ullirit, kemi produkt shumë të mirë por ruhet keq

Prodhuesi i vajit të ullirit Marin Suli, thotë se duhet hequr dorë nga ruajtja jo e duhur e vajit të ullirit.

Në emisionin “MCN Economy”, ai kërkoi që të ndërhyjë shteti për formalizimin e kësaj industrie në mënyrë që të jemi konkurrues edhe në tregun ndërkombëtar dhe të na certifikojë vajin.

Sipas tij, domosdoshmëri është krijimi i kooperativave për prodhuesit e vajit të ullirit.

Ai shtoi se aktualisht çmimi i vajit të ullirit aktualisht është 9 deri në 12 mijë lekë të vjetra për litër, ndërsa ai jo i virgjër 6-8 mijë lekë të vjetra.  

Duhet vënë dorë një orë e më para, vende fqinje me ne si Italia, Greqia dhe Spanja, si tre prodhuesit të mëdhenj në Europë, e subvencionojnë prodhimin e vajit, duhet të vërë dorë shteti.

Kanë ardhur italianët dhe grekët dhe blejnë vajin tonë. Ka një problem të madh, e ruajmë në bidona plastike apo bidona që pimë ujë, por pas 3-4 muajsh degradon, edhe pse në fillim kur prodhohet është një vaj shumë i mirë.

Duke rënë cilësia bëhet objekt i spekulimeve të tregtarëve të mëdhenj që mbledhin vajin.

Nuk besoj se ka nevojë për përpunim më të mirë të vajit, pasi një pjesë e mirë e fabrikave vijnë nga viti 2019 e pas.

Ka pasur një mbipopullim të fabrikave që nuk ka ecur paralel me aftësinë prodhuese. Nga prodhimi deri në përpunim dhe ruajtjen në shishe, këtu na çalon problemi.

Italia dhe Greqia analizat e vajit të ullirit i kanë falas, ndërsa tek ne fermeri duhet t’i bëjë disa herë analizat.

ajrat tona janë shumë të mira, por mbahen keq në kushtet e teknikës së mbajtjes.

Mendoj që një orë e më parë në Shqipëri duhet të krijohen kooperativat e prodhuesve të vajit të ullirit.

Kooperativat mbrojnë prodhuesit e vajit të ullirit nga abuzuesit.

Janë aktorë dhe kushdo që merr pjesë në kooperativë nuk vete te shteti, por ndërkohë ka produktin të mirëmbajtur në depozita inoksi dhe e ka të sigurt që lekun do e marrë.

Kam përshtypjen ka filluar abuzimi për tregtinë e kiles e ullinjve dhe kuintalit, por kam përshtypjen se këtë do e rregullojë tregu shumë shpejt se dhe Greqia dhe Italia kanë prodhuar shumë.

Për të hyrë në tregjet ndërkombëtare ne nuk mund të luajmë me sasinë, por me cilësinë.

Duhet të bëhemi pjesë e një tregu për ta certifikuar vajin sa më shumë të jetë e mundur bio dhe një gjë e tillë është e pamundur, pa ndihmën e shtetit.

Shqipëria ka një prej vajrave më të mira në botë, edhe prej prapambetjes së bujqësisë, ne nuk e prodhojmë me kimikate.

E rrit perëndia. Fat i mirë është që fermerët merren shumë pak, pasi ndryshe do ishte katandisur si produktet e tjera.

Ai ngriti shqetësim se shtetet fqinje blejnë vaj ulliri rifuxho dhe më pas e ambalazhojnë dhe tregtojnë sikur të jetë produkt italian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy