Një person në Gjermani, merr përpara me makinë një grup personash në aeroport

Një person në Gjermani, merr përpara me makinë një grup personash në aeroport

Një burrë i cili drejtonte një makinë me qira, mori përpara një grup këmbësorësh në aeroportin Këln-Bon, duke plagosur gjashtë prej tyre si dhe u përplas me disa automjete të tjera.

Sipas një të dhënave të policisë, i dyshuari që drejtonte makinën vuan nga probleme mendore.

I dyshuari përplasi me dashje disa makina dhe përshkoi këmbësorët, të cilët nuk ishin në gjendje të dilnin nga rruga e makinës.

Dëshmitarët në vendngjarje thanë se kur makina shtoi shpejtësinë, disa prej tyre arritën të shpëtonin veten duke u larguar nga rruga.

Ndërkohë sipas mediave gjermane, asnjë nga të plagosurit nuk ndodhet në rrezik për jetën. Policia tha se 57-vjeçari ka plagosur edhe dy efektivë teksa ka bërë rezistencë ndaj arrestimit.

Më pas ai u dërgua në një spital në Këln ku do t’i nënshtrohej analizave psikologjike përpara se të transferohej në një spital psikiatrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy