
Gjashtë vite pas zgjedhjeve të fundit, Forumi Rinor i Partisë Demokratike votoi sot për kryetarin e ri.
Teksa ende procesi i votimit po vazhdon, përmes një komunikimi me edicionin e lajmeve në MCN tv, njëri prej kandidatëve për të parin e kësaj gare, Mariglend Doçi, krahas procesit të votimit, veçoi faktin e një pjesëmarrjeje të ulët të votuesve krahasor me zgjedhjet e kaluara.
Pjesëmarrja e ulët u reflektua qartë në këto zgjedhje, edhe për shkak të braktisjes se të rinjve nga vendi. Ne kemi shumë anëtarë aktivë që kanë qene pranë Forumit Rinor ose pranë grupimit rinor universitar që nuk ishin pjesë e kësaj fushate, ata kanë ikur jashtë për një shprese.
Realisht shumë të rinjë u zhgënjyen për të shkuarën, jo vetëm nga humbja e zgjedhjeve por u zhgënjyen edhe nga mënyra se si rrodhën ngjarjet në PD.
Të rinjtë jo vetëm që janë larguar jashtë vendit, por ka pasur të rinjtë që janë larguar edhe nga vet PD, dhe në një farë mënyrë kjo fushatë ka qenë një lloj misioni nga ne, për ti rikthyer ata pranë PD, një lloj misioni për ti shtuar numrat e PD, dhe kemi përdorur, strategji duke takuar shumë të rinj.
Për Doçin, pavarësisht kush fiton si kreu i FRPD, detyra e Forumit është që të zbres në terren në mbarë vendin, sepse sipas tij vetë, në këtë mënyrë rritet dhe fiton PD-ja.
Kam bërë fushata nga jugu në veri dhe kam takuar mjaft demokratë mjaft kryetar të degëve, dhe realisht ata kanë nevojë qe dikush të zbres, të zbarkojë në terren.
Në momentin kur PD zbret në teren është artileri e rënde, PD, dhe Forumi Rinor do ti nxjerr të gjithë në terren, nga bunkerët ku janë dhe fitoren e ka të sigurt, dhe rritjen e Forumit rinor e ka të sigurt, se nëse ne vazhdojmë e merremi me njëri tjetrin brenda selisë së PD, ne nuk shkojmë asgjëkundi, ne duhet të zbarkojmë në terren, të krijohen grupe pune në çdo degë në çdo qark, se vetëm kështu i përgjigjemi gjithë propagandës qeveritare.



