Sulm vetëvrasës pranë ambasadës gjermane në Kabul, 15 të vdekur

Sulm vetëvrasës pranë ambasadës gjermane në Kabul, 15 të vdekur

Disa persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një shperthim të fuqishëm me makinë- bombë. Shpërthimi ka ndodhur ne mwngjesin e sotëm në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, afër pallatit presidencial dhe amabasadave të huaja, ka bërë të ditur policia.

Mësohet se 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 300 të tjerë janë plagosur. 

“Ishte një makinë-bombë afër Ambasadës Gjermane. Është e vështirë të thuhet se cili është objektivi i saktë", ka thënë zëdhënësi i policisë, Basir Mujahid.

Najib Danish, zëvendësi i zëdhënesit të Ministrisë së Brendshme, ka thënë se shpërthim ka qenë aq i madh sa që 30 automjete janë shkatërruar apo dëmtuar.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shteti Islamik ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte autokolonën  e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë pesona dhe plagosi shumë të tjerë.

Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy