Shërbimi social në vend pritet ti nënshtrohet një reforme të thellë pas skandalit të përsëritur në jetimoren e Shkodrës.
Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se po synohet që të krijohen shtëpi sociale ku çiftet të cilët nuk kanë fëmijë, të marrin në kujdestari fëmijët e jetimoreve dhe ti edukojnë në mënyrën më të mirë.



