Zjarri shkrumbon kompleksin blegtoral në Lezhë, flakët përhapen në masivin pyjor (VIDEO)

Zjarri shkrumbon kompleksin blegtoral në Lezhë, flakët përhapen në masivin pyjor (VIDEO)

Një kompleks blegtoral u shkrumbua nga flakët e zjarrit në fshatin Pllanë të Lezhës pranë "Urës me Harqe".

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, por fatmirësisht nuk pati bagëti të dëmtuara, pasi janë arritur të nxirren në kohë nga stalla.

Fillimisht flakët u shfaqen në pjesën e jashtme të kompleksit dhe favorizuar nga baza e shumtë materiale që kishte për bagëtitë u përhapen me shpejtësi në të gjithë objektin, ndërsa nga flakët u përfshi edhe masivi pyjor që ndodhej aty pranë.

Menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes mbërritën forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve brenda kompleksit blegtoral dhe tashmë vëmendja është përqendruar tek masivi pyjor i cili vijon të digjet.

Për shkak të dendësisë së bimësisë dhe si dhe erës, flakët janë përhapur në disa drejtime, duke rrezikuar linjën elektrike të tensionit të lartë dhe banesat të cilat ndodhet në anën e poshtme të malit.

Në terren ndodhet forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor dhe banor të zonës të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa dëmet e shkaktuara në kompleksin blegtoral si dhe në masivin pyjor janë të konsiderueshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy