Salma Hayek ka ndezur rrjetin me foton e fundit që ka publikuar në Instagram.
Aktorja e cila së fundmi ka luajtur në Black Mirror, tregoi trupin e saj të jashtëzakonshëm ndërsa ndodhej në sauna. Salma shkroi se po përpiqej të largonte stresin.
Në fillim të këtij viti ajo foli për një sekret bukurie. Ajo pranoi se kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, ajo kishte përdorur një përbërës që zakonisht përdoret për të trajtuar djegiet në vendlindjen e saj Meksikë.
Ajo shpjegoi se në SHBA shpesh ishin të tronditur sepse nuk kishin dëgjuar kurrë për një produkt të tillë.
“Unë përdor një përbërës të quajtur Tepezcohuite që përdoret në Meksikë për djegie sepse rigjeneron plotësisht lëkurën dhe nuk ka asnjë në Shtetet e Bashkuara që e përdor këtë përbërës përveç nesh. Disa nga përbërësit, kur i çova në laboratorët amerikanë, ishin si "Oh zot! Si është e mundur që askush nuk e përdor këtë? Kjo është arsyeja pse unë nuk kam botox dhe filler.”, tha Hayek.
Hayek së fundmi u pa në serialin Black Mirros dhe Magic Mike's Last Dance.
Ajo do të luajë gjithashtu në “Wout Blood”, e cila aktualisht është në post-produksion. Aktorja luan së bashku me Demian Bichir në adaptimin e romanit të Alessandro Baricco, përshtatur nga Angelina Jolie.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.