
Analisti Drizan Shala deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vijon me aventurën e tij për të krijuar një platformë të re politike e cila 'de facto' është në kundërshtim të interesave të Kosovës dhe se mungesa në takimin informal të mbajtur ditën e djeshme në Tiranë ka ardhur si rezultat i egos së tij personale. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Shala tha se Kurti dëshiron të jetë personi kyç i politikës shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shtoi se Rama duke e nuhatur këtë element ka tentuar ta paraqesë vetën si gardian i interesave të shqiptarëve kudo që ata janë. Sipas Shalës angazhimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH dëshmoi faktin që Rama do vijojë betejën sa i përket influencimit në politikën ditore të politikës së Kosovës. "Mendoj se poziciononi është i qartë sa i përket çështjes për të ardhmen e Kosovës dhe çështje që e prekin drejtpërdrejtë Procesin e Berlinit. Kjo është rezultat i egos së tij personale, ku për pasojë vijoi aventurën e tij për të krijuar një platformë të re politike e cila 'de facto' është në kundërshtim të interesave të Kosovës. Në ditën më kritike kur Kosova duhet të ballafaqohej, Kurti duhet të ishte në Tiranë dhe jo në Kretë. Kjo dëshmon një mungesë serioziteti që kjo qeveri ka në raport me proceset rajonale ndërkombëtare në të cilat Kosova ka dëshiruar të integrohet. Kurti ka frikën e madhe, se do të jetë personi kyç i politikës shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rama e ka nuhatur këtë element dhe ka tentuar t’ia paraqesë veten Kurtit si një gardian të interesave kombëtare të shqiptarëve kudo që janë. Angazhimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH dëshmoi faktin që Rama do vijojë betejën sa i përket influencimit në politikën ditore të politikës së Kosovës përmes marrjes së personit të përshtatshëm e cila ishte pjesë e proceseve të ndryshme në kohën kur Albin Kurti ishte pjesë e opozitës dhe çdo gjë me të cilën ballafaqohej e shkatërronte në interesa të politika që nuk janë të interes të politikave të Kosovës".



