Mbretëria e Bashkuar ka ngrirë asetet e gjashtë drejtuesve të burgjeve ruse në krye të kolonisë penale të Arktikut ku vdiq lideri i opozitës Alexei Navalny. Individëve të sanksionuar do t'u ndalohet gjithashtu të udhëtojnë drejt Mbretërisë e Bashkuar.
Udhëheqësit perëndimorë thonë se fajin për vdekjen e Navalny e kanë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Putin.
"Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë asnjë iluzion - ne do t'i mbajmë ata përgjegjës," tha Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Lord Cameron.
Qeveria britanike ka kërkuar gjithashtu që trupi i Navalny t'i kthehet menjëherë familjes së tij dhe të bëhet një hetim i plotë dhe transparent.



