Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij Bushra Khan, janë dënuar me nga 7 vjet burgim secili, për akuzat se kishin lidhur martesë në mënyrë të paligjshme.
Ky është dënimi i tretë be burg për Khan brenda pak ditëve.
Gjykata civile në Islamabad vlerësoi se Bushra nuk e kishte kryer kohën e pritjes së detyrueshme prej tre muajve nga shkurorëzimi prej burrit paraprak kur u martua me Khanin më 2018. Ish-kryeministri është dënuar tashmë me 24 vjet burgim në përgjithësi dhe i është ndaluar ta mbajë poste publike për një dekadë.
Në 31 janar ai dhe bashkëshortja e tij u dënuan me 14 vite burg mbi një afwerë korrupsioni, një ditë pasi ai ishte dënuar me 10 vjet burgim për publikimin e sekreteve shtetërore në një rast tjetër, sipas partisë së tij, PTI. Po ashtu gjykata i gjeti fajtorë për shitjen e jashtëligjshme të dhuratave shtetërore në vlerë prej më shumë se 500.000 dollarë gjatë kohës sa ishte kryeministër. 71-vjeçari shërbeusi kryeministër nga viti 2018 deri në vitin 2022.



