Sulm i armatosur në Meksikë, mbi 18 viktima, mes tyre edhe kryetari i bashkisë

Sulm i armatosur në Meksikë, mbi 18 viktima, mes tyre edhe kryetari i bashkisë

Të paktën 18 persona kanë mbetur të vdekur dhe 3 të plagosur gjatë një sulmi të armatosur në qytetin e Totalapan në Meksikë.

Nga sulmi ka mbetur i vdekur edhe kryetari i Bashkisë Conrad Mendoza dhe babai i tij, që po ashtu kishte drejtuar bashkinë e qytetit për disa vite. Motivet e ngjarjes mësohet se lidhen me trafikun e drogës.

Dyshimet e para lidhen me anëtarët e grupit kriminal Los Tequileros, si autorë të sulmit, të cilët pak përpara ngjarjes kanë publikuar një video në rrjetet sociale duke njoftuar kthimin e tij në rajon.

San Miguel Totolapan është një qytezë e largët në Tierra Caliente, e njohur si një nga zonat më problematike të Meksikës, për shkak të bandave të shumta të drogës.

Në vitin 2016, vendasit të lodhur me rrëmbimet nga banda lokale “Los Tequileros” rrëmbyen nënën e kreut të bandës, për të nxitur lirimin e pengjeve të tyre.

Grupe të ndryshme kriminale, luftojnë për kontrollin e rrugëve të kalimit të  drogës në veri përgjatë korridorit të Paqësorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy