Sherri atë e bir mes Ilir Vrenozit dhe të biri, i cili tashmë është bërë dhe mediatik, ka pasur si shkak politikën. Ilir Vrenozi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se shkak i krisjes së marrëdhënies së tij me të birin ka qenë një postim i tij në rrjetet sociale ditën kur Basha vizitonte Korçën.
Në atë status, ku Ilir Vrenozi u bënte thirrje mbështetësve të Berishës që të prisnin Bashën siç i “priti” ai i fundit demokratët më 8 janar, Enri Vrenozi i kërkoi që ta fshinte. Por kjo gjë acaroi të atin i cili i kërkoi që të mos merrte pjesë në takimin e Bashës me demokratët në Korçë.
Më merr Salianji më thotë “Më lër djalin” dhe më mori dhe një mike që është në PD e Korçës i thash prapë nuk e lë. Unë nuk e pengoj në atë që mendon, por me që më kërcënoi për statusin e mora inat dhe i thash që po hyre aty do të tërheq zvarrë dhe nuk të lë. Tani pasi nuk e lash këtë çfarë ndodh. Takimi ishte në orën 17:00 dhe në parë 16 pa 10 më bie telefoni dhe e ngre. Nga ana tjetër më thotë që është një oficer policie dhe më tha që të kërkon shefi i komisariatit Bujari për 10 minuta për një sqarim. Vete unë aty dhe nuk më thoshin çdo bënin më mbanin aty. Kur më marrin mua aty i thonë këtij hajde Enri se babain e sistemuam, shpjegon Ilir Vrenozi.



