“Partitë e tjera të trembura nga Lëvizja Bashkë!”, Çipi: Gjyqtari Zhukri po pengon regjistrimin në zgjedhje. Nuk do ta lejojmë! (VIDEO)

“Partitë e tjera të trembura nga Lëvizja Bashkë!”, Çipi: Gjyqtari Zhukri po pengon regjistrimin në zgjedhje. Nuk do ta lejojmë! (VIDEO)

Aktivistja e Lëvizjes Bashkë, Viki Çipi, duke folur në MCN Live akuzoi gjyqtarin Agron Zhukri se po pengon regjistrimin e partisë në zgjedhjet e 14 majit, gjë që sipas saj nuk ka ndodhur me asnjë subjekt tjetër politik. Çipi thekson se partitë e tjera janë të trembura nga ajo çfarë përfaqëson Lëvizja Bashkë.

Në 9 janar depozituam të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e Lëvizjes së Bashkë, në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë duke u bazuar te ligji i partive, duke depozituar si aktet themeluese, statutin, programin edhe 3500 nënshkrime të anëtarëve themelues. Procedura ishte që brenda 30 ditësh të regjistronte Lëvizjen Bashkë. Që atëherë nuk kemi marrë asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje ishte që më 20 shkurt na është njoftuar që data e seancës gjyqësore ku do shpallet vendimi do ishte 7 marsi, që bie në kundërshti me nenin 13 të ligjit të partive, pa u futur te neni 9 i Kushtetutës që lëvizjet e reja mund të organizohen dhe themelohen lirisht dhe pa u futur te ligji i diskriminimit, që është shkelur totalisht. Gjyqtari i çështjes është Agron Zhukri, të cilin e kemi vendosur në dijeni për afatet kohore, si atë vet si zv.kryetarin Flamur Kapllani, si dhe kemi vendosur në dijeni kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, që duhet që Lëvizja Bashkë të Regjistrohet brenda afateve kohore dhe procedurave të paracaktuara nga ligjet.

Sipas ligjit të partive, një lëvizje e re kur regjistrohet duhet të paraqesë këto katër dokumente: Kërkesën e regjistrimit, aktin e themelimit, grupin nismëtar, statutin, programin dhe 3500 nënshkrime të të gjithë anëtarëve themelues. Ne i kemi depozituar këto. Nëse gjyqtari Agron Zhukri do shikonte shkelje të dokumentacioneve, duhet që patjetër brenda 20 ditësh të na njoftonte, t’i dorëzonim dokumentacionin dhe brenda 30 ditësh të ndodhte regjistrimi i Lëvizjes Bashkë. Kjo gjë s’ka ndodhur. Ka dy shkelje, një është pengesa që po i bëhet Lëvizjes Bashkë që të mos regjistrohet, që s’ka ndodhur me asnjë subjekt tjetër në 32 vite.

Kjo gjykatë ka njohur dhjetëra subjekte të reja, por përse kjo gjykatë s’po njeh Lëvizjen Bashkë?! Ai po pengon regjistrimin e Lëvizjes Bashkë dhe kjo ka të bëjë me atë që përfaqëson Lëvizja Bashkë. Është ajo që përfaqëson Lëvizja Bashkë që i tremb partitë e tjera. Ne nuk do të lejojmë një burokraci që të na pengojë. Së fundmi kemi ndërmarrë një fushatë për minimumin jetik dhe kemi mbledhur 21 mijë nënshkrime. Do ta depozitojmë këtë projekt-ligj në Kuvend. Kauza jonë në 12 vite ka qenë kauza punëtore, gjithmonë do t’i mëshojmë krijimit të sindikatave të pavarura nga punëtorët. Numri i elektoratit gjithmonë reduktohet. Tirana ka 700 mijë votues, por kanë shkuar të votojnë 300 mijë votues. Ka një elektorat gri që është i papërfaqësuar dhe ne i drejtohemi kësaj kategorie dhe jo vetëm. Ne jemi pro ideve tona, parimeve tona, që në vendin tonë ka nevojë për alternativë serioze. Synimi kryesor i Lëvizjes Bashkë është strukturimi në të gjithë Shqipërinë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy