Flet drejtori i shkollës së Romanatit: Tre vogëlushët duhet të ishin sot në kopsht!

Flet drejtori i shkollës së Romanatit: Tre vogëlushët duhet të ishin sot në kopsht!

Jo vetëm të afërmit, por i gjithë populli i Romanatit dhe i Durrësit ka mbetur i shokuar për tre vogëlushët, që sapo kishin nisur të shkonin në kopsht.

Vetëm tre ditë kishin që i ishin bashkuar bashkëmoshatarëve të tyre në grupin e parë, aty ku motrat e tyre më të mëdha shkonin në shkollën fillore të vegjlit Alesio, Artur dhe Valerio kishin nisur rrugëtimin e gjatë të dijes, por që u ndërpre në mënyrë tragjike mbrëmjen e zezë të 20 shtatorit.

Me lot në sy e mjaft i dëshpëruar, drejtori i shkollës së Romanatit, Syrja Rrodhja tregoi se i gjithë ekipi e stafi pedagogjik është bashkuar me dhimbjen e humbjes së trinjakeve.

“Nuk e kishin mbushur moshën, por i mora para kohe se ishin mjaft të zgjuar. Janë një familje e shkëlqyer, na kanë prekur shumë me këtë që ndodhi. Duhet të ishin në kopsht në ditën e tyre të katër, i morëm pak para kohe në kopsht por për të lehtësuar familjen”,- thotë ai.

Fqinjë, të afërm dhe arsimtarë, ndodhen pranë familjareve për t’i ofruar mbështetjen e tyre. Daja i familjes tregoi më herët se i ati i fëmijëve ndodhej në punë larg, e ëma i kishte mbyllur të vegjlit në dhomë për të çuar tek vjehrra vetëm 100 metra larg dy vajzat e rritura për të mësuar. BalkanWeb

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy