Jemi dy muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe gara ka nisur të bëhet e dukshme edhe tek partitë e reja. Dy prej të cilave kanë firmosur dhe marrëveshjen e koalicionit, Nisma Thurje e Endri Shabanit dhe Lëvizja Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapaj.
Lidhur me këtë koalicion Pano Soko nga Nimsa Thurje u shpreh se vetëm përmes një bashkimi të partive të vogla do mund të krijonim një front përballë politikës së vjetër.
Ai tha se parimi i tyre është ndryshimi i dimensionit politik dhe ky bashkim ka ardhur sepse kanë vendosur parimin e vendit përpara atij personal.
Sipas tij ky është shani i fundit që ka Shqipëria për të ndryshuar e cila ka nevojë për për një ndryshim radikal, politik, ekonomik, social.
Vetëm Shqipëria Bëhet ishte e gatshme për koalicion sepse ftesa ka qenë për të gjitha partitë që jemi të ngjashëm i kemi bërë ftesë të gjithave disa herë të bashkohemi sepse Shqipëria ka vërtete nevojë që të gjitha ato palë që duan të qëndrojnë përballë këtij gogoli 34 vjeçar duhet të vijë përmes bashkimit sepse vetëm bashkimi do krijonte një front të vërtetë përballë tyre.
Kemi një politikë të korruptuar që ka dashur ta kapë këtë vend prej fyti dhe me e boshatisur vendin vetëm për pasurimin e disa personave. Duke qenë se ata janë të lidhur me krimin dhe kanë pushtetin e vetmja gjë që moralja të fitojë përballë tyre duhet një bashkim i madh për të krijuar idenë se këtu ka një front dhe kjo u materializua me Lapaj.
Afati është sot në darkë në 12, ne shpresojmë deri në këtë orar që të na bashkohen dhe partitë tjera sepse jemi të gatshëm të mbajmë dorën e shtrirë sepse vullneti jonë ka qenë i kahershëm për një bashkim për të krijuar polin për të ardhur e reja që të rrëzojë të vjetrën, duhet parë si një koncept luftërash, duhet parë një tufë njerëzish me fytyra të reja për të zëvendësuar këta të vjetrit.
Më tej ai shtoi se në politikë ka njerëz që futen për të bërë diçka dhe të tjerë për të treguar se kush janë dhe se te Shqipëria bëhet ata gjetën njerëz si vetja që duan të bëjnë diçka, pasi e vetmja forcë që kanë është morali dhe profesionalizmi.
Duhet ti japim një dimension të ri politik këtij vendi, për ta ndryshuar dhe njëherë rrotën e historisë politike dhe ekonomike, këto kemi diskutuar ne dhe ramë dakord për të ecur përpara. Ne jemi bashkë dhe vëmë përpara interesin e vendit përpara atij personal.
Ky është shansi i fundit që ka Shqipëria që nuk do kthehet në një vend autoritar, që të dali njëri te mbaj vendin për 20 vjet. Ne do bëjmë maksimumin dhe vota do e tregojë se sa do arrijmë të bëjmë me kapacitetet dhe mundësitë tona.
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim radikal, politik, ekonomik, social. Ka ardhur koha për një fytyrë të re të politikës sonë.



