Curri: Komisioni për inceneratorët një Big Brother, i besoj sondazhet se Berisha kryeson Shkodrën

Curri: Komisioni për inceneratorët një Big Brother, i besoj sondazhet se Berisha kryeson Shkodrën

Analisti Arjan Curri duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideroi komisionin hetimor për inceneratorët një Big Brother politik. Sipas Currit komisioni hetimor duhet të kishte thirrur ekspertë për të dëshmuar dhe jo vetëm politikanë.

Në komisionin hetimor më shumë hall kishin të luftonte partia e Bashës me Berishën se sa të bënin ndonjë gjë për hetimin parlamentar. Është strategji PR (Marrëdhënie Me Publikun) që të harrohet çështja kryesore dhe të merremi me Big Brother-in politik. Në vend që të merrnin ekspertë, mbajnë ato personazhe politike më orë të tëra që ja të kapa në gënjeshtër dhe do të padis. Edhe po u dënua Veliaj për gënjeshtër, zbulim i madh që ka politikanë që na gënjejnë! Komisioni Hetimor nuk thirri ekspertë, donte ta bënte Big Brother, e bëri Big Brother”, tha Curri.

Ai u ndal edhe te zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, duke u shprehur se përçarja nuk e sjell kurrë në pushtet të djathtën. Curri tha se i beson sondazhet që nxjerrin koalicionin e Berishës si kryesues në Shkodër, ndërsa shtoi se surpriza mund të ketë edhe në bashki të tjera.

Opozita meqenëse është e ndarë, nuk është e fortë. Edhe sikur 5 për qind t’i shkëpusë Berisha partisë së vulës, ata nuk vijnë kurrë në pushtet. Gjithë kjo ndarje dhe përçarje nuk sjell ndonjë gjë të madhe. Edhe këto deklaratat e PD-së që kush voton Metën mban Ramën janë budalliqe. Kush voton një opozitë bipolare, apo tre polare, mban Ramën në pushtet. I besoj disa sondazheve të z. Zaloshnja dhe kolegëve të mi pedagogë që të paktën në Shkodër e nxjerrin Berishën para Bashën, por mund të kemi surpriza edhe në bashkitë e tjera. I gjithë diskutimi është nëse elektorati i 6 bashkive do votojë me udhëzimet e një ambasade apo me mendjen e tyre, kjo mbetet për t’u parë”, tha Curri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy