Arrestohet në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Arrestohet në Kosovë vrasësi i Mario Majollarit

Arrestohet në Kosovë autori i vrasjes së Mario Majollarit. Kastriot Gjuzi është vënë në pranga ditën e sotme, bënë të ditur burime pranë policisë.

40-vjeçari Gjuzi rezulton se ka përdorur një mbiemër të rremë për ta kaluar në kufi. Në sistemin TIMs ai rezulton me mbiemrin Gega.

Ngjarja ndodhi më 10 prill, në Tiranë. Mario Majollari, 28 vjeç, banues në Kinostudio, në Tiranë, u vra me tre plumba pranë banesës së tij.

Sipas hetimeve, Majollari është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë 2 persona,  po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit në kryeqytet. Një nga viktimat është Ilir Gjuzi, vëllai i Kastriot Gjuzit, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari. Ndërsa viktima e dytë, Armando Nelaj, ka qenë ish-kunati i Avni Majollarit. Kur babai i tij kreu krimin e dyfishtë, Mario Majollari ishte vetëm 10 vjeç. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy