Kryeministrja serbe: Me Kosovën synojmë kompromisin historik

Kryeministrja serbe: Me Kosovën synojmë kompromisin historik

Kryeministrja e re e Serbisë, Ana Bernabiç, ka paraqitur sot para deputetëve një ekspoze mbi synimet që ka ajo në krye të Qeverisë së këtij vendi.

Ajo ka shfaqur bindjen se vendi i saj do të tregojë guxim për të shtyrë kufijtë e synimeve dhe të bëjë hapa në ardhmëri.

Ajo nuk e ka shmangur as Kosovën. Ajo ka kujtuar se sot është fesat e Vidovdanit. “Dëshiroj të jap mesazhin se do të vazhdojmë politikën e paqes dhe të bashkëpunimit me Kosovën e Metohinë me qëllim të kompromisit historik dhe të pajtimit të popullit serb e shqiptar”, është shprehur Brnabiç, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

“Qëllimi është të politikën e stabilitetit në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë (siç e quajti edhe kjo Republikën e pavarur të Kosovës), zbatimi i politikës së përcaktuar shtetërore, vazhdimi i negociatave me Prishtinën, avancimin e zhvillimit ekonomik dhe të kushteve të jetesës të popullsisë serbe dhe vazhdimin e mbështetjes kthimit të qëndrueshëm”, ka thënë ajo.

Bernabiç u angazhua për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit / Bashkësisë së Komunave Serbe ashtu siç është vendosur me Marrëveshjen e Brukselit, ndërsa ka shtyuar se në këtë punë pret mbështetjen e Vuçiçit, por edhe të nënkryeministrit të parë të Serbisë, Ivica Daçiçit.

Ana Brnabiç ka propozuar një listë prej 21 ministrash, tre prej të cilëve pa portofol si dhe katër zëvendëskryeministra. / Koha.net /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy