Biden e konsideron homologun kinez një diktator

Biden e konsideron homologun kinez një diktator

Një ditë pas bisedimeve të nivelit të lartë në Pekin, Presidenti i SHBA-ve Joe Biden e ka quajtur homologun e Kinës Xi Jinping diktator. Deklarata u bë gjatë pjesëmarrjes në një ngjarje për mbledhje të fondeve në Kaliforni. “Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, për sa i përket kur e rrëzova atë balonë me dy kuti plot me pajisje spiunazhi brenda, ishte se ai nuk e dinte se balona ishte aty”, tha Biden. “Ky është një siklet i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur”, shtoi ai. Ende nuk ka një reagim nga Pekini zyrtar. Dje sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me liderin kinez në Pekin për bisedime, që kishin për qëllim zbutjen e tensioneve midis dy superfuqive të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy