Milo: Pozita ndërkombëtare e Kosovës nuk është forcuar! Në politikën e jashtme, s’duhet të dominojnë emocionet

Milo: Pozita ndërkombëtare e Kosovës nuk është forcuar! Në politikën e jashtme, s’duhet të dominojnë emocionet

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ndan bindjen se mes realitetit dhe dëshirave të udhëheqësve të Kosovës ka një diferencë të madhe.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai tha se ajo që sheh si problem tek udhëheqësit e Kosovës është se nuk shkëputën dot nga ajo që kanë në kokë, pa pasur parasysh rrethanat.

Sipas tij, pa realizuar objektivat e tyre shpesh harrojnë se fuqitë e mëdha, qofshin këto SHBA apo vendet e BE, nuk kanë vetëm Kosovën, por se Ballkani Perëndimor ka dhe vende të tjera më të rëndësishme dhe më të fuqishme se Kosova, që me projektet europiane apo amerikane, luajnë rol më të madh.

Shpesh ne harrojmë se Serbia është një faktor shumë i rëndësishëm politik dhe ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

SHBA dhe BE bëjnë politikë, kanë interesat e tyre gjeopolitike dhe nuk mund ta përjashtojnë Serbinë nga politika e tyre në rajon.

Duan ta afrojnë, nuk duan ta shtyjnë në prehrin e Rusisë, se shkon në kundërshtim me interesat e tyre. Politika jonë dhe në mënyrë të veçantë e Kosovës, duhet të pranojnë se jemi përballë një realiteti që nuk e pranojmë dot vetëm.

Duhet të jetë në konsulencë të përhershme me SHBA, dhe pjesërisht dhe me BE, se kjo është Kosova... e vogël, e dobët.

Pozita ndërkombëtare e Kosovës duket se ka ngecur në vend, se nuk ka dhe njohje të reja. Madje ka rreth 10 vende që janë tërhequr nga njohja e Kosovës. Nuk mund të flasim sot që pozita ndërkombëtare e Kosovës, është forcuar.

Në këtë situatë të mbrosh interesat e tyre kombëtare, por duhet të ruhesh shumë në mënyrën si i hedh këto hapa në raport me kundërshtarin tënd.

Nuk duhet të dominojnë emocionet, nuk duhet të jenë ato busull orientuese në politikën e jashtme. Miqtë tanë në Prishtinë, duhet të maten mirë para se të hedhin hapin, duhet të jenë shumë të kujdesshëm në deklarata, aq më tepër në vendimmarrje.

Duhet të jenë realiste dhe të peshuara mirë dhe jo emocionale. Se vendimmarrjet emocionale dhe patriotike të çojnë në situata që nuk del dot nga kurthi që ke ndihmuar vetë që të futesh në të.

Nga kompromisi del i humbur ai që merr iniciativën, ai që hedh hapin e parë dhe detyrohet të tërhiqet pa fituar asgjë.

Se Kosova u tërhoq nga targat, nga zgjedhjet dhe e liroi dhe policin e arrestuar. Edhe Vuçiç e di se ku duhet të shkojë për të mos shkelur vijën e kuqe! Deklaratat janë tjetër gjë, veprimet janë tjetër gjë.

I përdor të gjithë argumentet, tani vendosi gjendjen e jashtëzakonshme. Por për një polic të arrestuar a mund të shkosh në luftë?

Gjithçka e bëri për të bërë presion, e bëri presionin se ai gjykoi dhe pa se SHBA dhe BE nuk do të shkonin përtej një vije të kuqe, për hiç gjë.

Milo tha gjithashtu se shqiptarët në Prishtinë shkojnë me llogarinë që kanë mbas SHBA dhe BE që i mbron, ndaj vazhdojnë me kokëfortësi, me politikën që kanë për të arritur objektivat.

Objektivat janë të drejta, por nuk është koha, nuk ke instrumente.

Se ai shtet u krijua me iniciativën e SHBA dhe BE dhe nga ndërhyrja e NATO-s. Duhet të jemi realist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy