Vuçiç: Më mirë se serbët dhe shqiptarët nuk i zgjidh askush problemet e tyre

Vuçiç: Më mirë se serbët dhe shqiptarët nuk i zgjidh askush problemet e tyre

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se dialogu më i mirë mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishte ai pa praninë e ndërmjetësve ndërkombëtarë. Në një intervistë për radion “Evropa e lirë”, Vuçiç është shprehur se problemet e tyre, më mirë se kushdo tjetër, mund t’i zgjidhin ata që janë të përfshirë direkt: pra serbët dhe shqiptarët.  

Unë nuk shoh asgjë sepse kur e kam parë, të gjithë më kanë thënë se çfarëdo që shoh është e keqe. Të gjithë ata që janë jashtë Ballkanit dhe nuk kanë asnjë lidhje me serbët dhe shqiptarët, do të ishte më e mirë të zgjidhnin problemin sesa ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në problem, pra serbët dhe shqiptarët. Kjo është sjellja e fuqive të mëdha për më shumë se 150 vjet në këto treva. Ata kanë interesin e tyre, ata kanë vendimet e veta dhe mendojnë se është e rëndësishme që qëllimet e tyre të respektohen, të përmbushen dhe nuk u intereson se çfarë mendojnë vërtetë serbët dhe shqiptarët. Kjo është arsyeja që kur isha në Kombet e Bashkuara, thashë: Lërini popujt e Ballkanit të rregullojnë marrëdhëniet e tyre, dhe në të kaluarën do të kishte pasur shumë më pak gjak dhe shumë më pak probleme”, është shprehur ai.

Sa i takon heqjes së masës së reciprocitetit, një vendim që u mor nga qeveria e Kosovës të shtunën, Vuçiç tha se ky hap krijon hapësirë për rinisjen e dialogut.

Jo vetëm për serbët, por edhe për shqiptarët, kjo do të krijojë një lloj kornize në mënyrë që komunitetet tona të biznesit të mund të bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh”, është shprehur Vuçiç.

Rinisja e dialogut Prishtinë-Beograd pritet pas zgjedhjeve në Serbi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy