Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me brohoritje nga kadetët dhe ushtarët amerikanë në West Point. Në një video të bërë publike nga Osmani në rrjetet sociale ajo shpreh nderime për mikpritjen e tyre.
‘Kosova, Kosova, Kosova! Brohoritje dhe mirëseardhja madhështore nga kadetët dhe ushtarakët amerikanë në West Point!’, shkruan Osmani në Facebook.
Osmani ndodhet në Shtetet e Bashkuara në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku në agjendën e saj përfshihen takime me homologët dhe liderët botërorë, si edhe takim me emigrantët shqiptarë atje.



