“Haradinaj”, reagon qeveria e Kosovës: Flet-arrestet serbe për të krijuar konflikte

“Haradinaj”, reagon qeveria e Kosovës: Flet-arrestet serbe për të krijuar konflikte

Qeveria e Kosovës thotë se ka pritur me të drejtë lirimin e plotë të kryetarit të AAK-­së dhe ish-­kryeministrit Ramush Haradinaj nga drejtësia franceze, duke pas parasysh fletarrestin plotësisht politik të lëshuar nga Serbia.

“Prandaj, Qeveria e Kosovës, vendimin e sotëm të organeve kompetente franceze për lirimin me kusht të Haradinaj e konsideron vetëm si një hap, dhe pret që ish-­kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK­-së, Haradinaj, shumë shpejt do të lirohet plotësisht dhe do të rikthehet në Kosovë”, thuhet në reagim.

Qeveria e Kosovës rithekson qëndrimin e saj se fletarrestet serbe, në bazë të të cilave është bërë ndalimi i Haradinajt, janë plotësisht të paligjshme, të padrejta dhe me tendenca të qarta për të krijuar tensione dhe konflikte, duke i bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre në të gjitha vendet tjera që të mos i marrin parasysh.

“Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e plotë për të mundësuar kthim sa më të shpejtë të Haradinajt në Kosovë si dhe për dhënien fund të rasteve të ndaljes së personaliteteve kosovare në shtetet evropiane, mbi bazën e fletarresteve të paligjshme serbe”, thuhet në fund të komunikatës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy