
Gruaja e humbur në pyjet e Hawai-t mbi dy javë më parë, Amanda Eller, u gjend pas kërkimesh të shumta.
35-vjeçarja instruktore joge dhe fizioterapiste u gjet e gjallë në një zonë midis dy ujëvarave të pyllit Makao.
Forcat e shpëtimit po e kërkonin nëpërmjet ajrit në momentin e gjetjes.
Gjatë këtyre ditëve ajo kishte qëndruar e fshehur në një shpellë dhe ishte ushqyer me fruta të egra pylli.



