Koreja e Veriut sanksionon me ligj statusin si fuqi bërthamore

Koreja e Veriut sanksionon me ligj statusin si fuqi bërthamore

Koreja e Veriut ka sanksionuar me ligj statusin e saj si fuqi bërthamore, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

“Sot kemi përfunduar një mision historik”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Ligji i ri që lejon shtetin të kryejë një sulm bërthamor parandalues ndaj një vendi që besohet se përfaqëson një kërcënim të afërt për Phenianin.

Gjithashtu ligji lejon të goditet automatikisht një kundërshtar nëse vendi sulmohet.

Koreja e Veriut nuk do të angazhohet në bisedimet për denuklearizimin në të ardhmen, tha Kim Jong-un.

"Posedimi i armëve bërthamore është e drejta jonë legjitime dhe e patjetërsueshme. Ne nuk kemi plane të refuzojmë armët bërthamore. Ligji i ri i bën të pamundura bisedimet për denuklearizimin," tha udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut merr përsipër të mos u shesë armë dhe teknologji bërthamore vendeve të tjera në përputhje me ligjin e ri të miratuar.

Pheniani do të vazhdojë të forcojë potencialin e tij bërthamor dhe të zgjerojë aftësitë e tij për të përdorur armë bërthamore, shtoi Kim Jong-un.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy