Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo vizitën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Tiranë, pak ditë pas takimit të Ohrit, e konsideron si lëvizje normale të natyrshme duke thënë se është Kryeministri i shtetit tjetër shqiptar dhe se jemi vende fqinje.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se marrëdhënia me Serbinë u intereson të gjithëve që të jetë në shtratin europian të bashkëpunimit dhe se është një vizitë shumë e dobishme e cila duhet të forcojë edhe më tepër bashkëpunimin mes dy vendeve.
Milo shtoi se kemi të bëjmë me interesat e një kombi, por edhe interesat e paqes dhe stabilitetit rajonal.
Është vizitë e shumëpritur që duhet të pasohet nga vizita të tjera të karakterit informues. Nuk duhet të jepen sinjale nga SHBA dhe BE për takime të tilla, por se takime të tjera informuese është mirë të bëhen normë.
Ky takim i sotëm në Tiranë, uroj të jetë fillimi i një nisme bashkëpunimi, aq më tepër që u vendos për një mbledhje të dy qeverive në qershor.
Herë pas here janë krijuar disa hije nga marrëdhëniet mes dy liderëve të dy vendeve, apo prej qëndrimeve jo të njëjta që kanë mbajtur për çështje të caktuara.
Momente të tilla në politikë, nuk janë hata e madhe, pasi ndodhin në politikë. Por për marrëveshje të mëdha palët duhet të bëhen bashkë.
Shpresoj se marrëdhëniet mes dy qeverive janë të kësaj natyre, që edhe kur krijohen mosmarrëveshje, gjendet mënyra si të kapërcehen.
Informimi është gjithnjë baza e shmangies së keqinterpretimeve, keqkuptimeve, është një bazë e fuqishme për një bashkëpunim të ngushtë.
Kjo që ka ndodhur sot në Tiranë është shumë e dobishme dhe duhet të vijojë si një praktikë pune e zakonshme mes dy vendeve tona, për të shmangur ndonjë keqkuptim që mund të ndodhë nga fakti i mungesës së informacioneve.
Se informacionet kur jepen në vetë të parë shmangin keqkuptimet, pasi kërkohet diskutim më i hapur dhe më i detajuar. Kur palët janë ballë për ballë, në diplomaci bisedat janë më mirë se kur telekomandohen.
Takimi ka shërbyer për një informim më të detajuar. Dhe shteti shqiptar duke qenë i informuar të mbajë qëndrim të qartë dhe të koordinojnë qëndrimet.
Kosova ka nevojë për mbështetje dhe kjo mbështetje duhet të vijë dhe të jetë e institucionalizuar.
Është detyrë e shtetit shqiptar që ta mbështet shtetin e Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme për marrëdhëniet me Serbinë, por edhe për rajonin.
Duhet të dalin mbi interesat partiake dhe personale, pasi flasim për interesa kombëtare.
Të dy vendet e kanë për detyrë të koordinohen. Takime të tilla duhet të institucionalizohen.
I pyetur mbi arsyet e shmangies së një takimi mes Albin Kurtit dhe Sali Berishës, Milo tha se është një mesazh i diktuar nga rrethanat.
Sipas tij, kemi të bëjmë me dy sponsorë të mëdhenj të Albin Kurtit në bisedimet me Serbinë, SHBA dhe BE dhe se vizita e tij në Tiranë është ndjekur me shumë vëmendje edhe nga Uashingtoni dhe nga Brukseli.
Kurti ka qenë tepër i kujdesshëm dhe ndoshta i këshilluar që të shmangë takime të tilla në Tiranë, që mund të jepnin mesazhe të gabuara apo mund të keqinterpretoheshin nga palë të treta.
Kujtojmë se Berisha për konsum të brendshëm politik në situata të caktuara ka mbajtur qëndrime jo të drejta ndaj Kosovës.
Çështja non grata luan një rol, se SHBA janë mbështetësit kryesorë të dialogut.
Ne nuk mund të shkojmë në kundërshti dhe për vende tona të vogla duhet të respektohen.
Sa i takon marrëveshje së Ohrit, ku Serbia duket se tashmë po aplikon qëndrim zvarritës me kundërmesazhe çka bën të kuptojë se Aleksandar Vuçiç tashmë është në pozitë pa marzh manovre, i pyetur se çfarë e bllokon Serbinë të veprojë aktivisht në këtë moment për një dokument që e pranoi vetë, Milo deklaroi se Serbia ka qenë e detyruar të futet në këtë lojë diplomatike dhe nuk ka siguri që do shkojë deri në fund.
Ajo nuk e pranon që Kosova është e humbur për të, vazhdon ta mbajë në Kushtetutën e saj si pjesë të Serbisë.
Në momentin që do nënshkruajë një dokument zyrtar, ajo do mohoj Kushtetutën e vetë. Kjo është një nga arsyet kryesore pse Vuçiç sillet kështu.
Së dyti rrethanat ndërkombëtare se nuk do ta prishë me Rusinë, por nga ana tjetër ka përfitim të madh përmes orientimit në Bashkimin Europian.
Ndërsa propozimin e Hashim Thaçit për shkëmbim territori, nëse diçka e tillë do të ishte fatale për Kosovën, Milo e cilësoi si propozim të vjetër.
Ky është propozim i vjetër jo vetëm nga Thaçi, nuk u bë shumë transparencë se si do bëhej ky shkëmbim. Asnjëherë nuk pati një deklaratë të qartë se çfarë do të jepte Kosova.
U fol se do jepte katër komunat Veriut, por asnjëherë nuk u bë e qartë se çfarë do merrte në këmbim.
Kjo si tezë ka ekzistuar dhe është deklaruar dhe nga përfaqësues ndërkombëtar dhe është parë si zgjidhje për konfliktin shqiptaro-serb në Kosovë.
Thaçi ka pasur një mbështetje dhe garanci, në mos zyrtare publike, ka qenë një mbështetje nga SHBA në kohën e Presidentit Trump se kjo mund të realizohej përkundrejt përfitimeve të tjera.



