Michela Pace, 18-vjeçarja nga Malta, pretendente për të fituar Eurovision 2019! (FOTO/ VIDEO)

Michela Pace, 18-vjeçarja nga Malta, pretendente për të fituar Eurovision 2019! (FOTO/ VIDEO)

Michela Pace është vetëm 18 vjeçe dhe ishte vetëm 17, kur u shpall fituese e një prej kompeticioneve më të rëndësishëm muzikor për talentet e rinj, X Factor në Maltë.

Mishela, e cila përveç se një vajzë me bukuri natyrale që e bën atë të rrezatojë, ka edhe një zë mahnitës e drithërues, më poshtë shihni një prej perfomancat e saj më të arrira, “A Stars is born”- një këngë që është tepër e vështirë për t’u kënduar, por që Michela i tejkalon pritshmëritë:

Mishela përfaqëson Maltën këtë vit në festivalin europian të këngës, “Eurovision 2019” me këngën “Chameleon”, e cila në fakt është edhe kënga më e klikuar, duke lënë pas Italinë e shumë shtete të tjera. Aktualisht “Chameleon” nga Michela Pace numëron mbi 4 milionë klikime të vërteta në YouTube. Thënë të vërteta për faktin se të gjitha këngët konkuruese në ESC janë në kanalin zyrtar të festivalit duke mos lejuar dot kështu këngëtarët të blejnë klikime.

Michela ka të gjitha pritshmëritë për t’u shpallur fituese e “Eurovison 2019”. Zëri mahnitës, pamja rrezëllitëse, freskia e moshës dhe një këngë aq cool sa “Chameleon”, mund t’a rikthejë Michelën më Maltë me trofuen e madh të festivalit.

“Chameleon” nuk dëgjohet dhe pëlqehet vetëm nga maltezët. Së fundmi kemi vënë re kërkesa të shumta në rrjetet sociale të MCN Radio Albania për të transmetuar këngën e Michelës në Eurovision, dhe me të drejtë. “Chameleon” është shumë ndryshe nga këngët e tjera në ESC, plot gjallëri në tekst, muzikë dhe klip, duke bërë kështu Michelën të jetë këngëtarja më e klikuar e këtij viti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy