Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për urdhër arrestet e SPAK për disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë, lidhur me aferën e inceneratorëve.
Artan Hoxha ka zbuluar se njëri prej të arrestuarve, është i afërm i familjes Veliaj, konkretisht kushëriri i bashkëshortes së Veliajt.
Ndërkohë, gazetarja Ola Xama tha se Veliaj nuk përmendet fare nga SPAK, madje edhe shkresat e tij, SPAK i quan si "shkresë e Bashkisë Tiranë".
Besoj edhe zoti Bezhani është pensionist. Nuk përmendet as me emër. Edhe shkresa e zotit Veliaj, përmendet vetëm si shkresë e Bashkisë Tiranë. Nuk përmendet as si emër Erion Veliaj.



