
Iva Çarçiu, drejtore e agjencisë së punësimit IMP tha përmes një lidhje ”Skype” me studion e MCN Informacion se është rritur numri i të rinjve që kërkojnë punë. Sipas Çarçiut sapo mbushin 18-vjeç, këta të rinj kërkojnë punë për të përballuar kushtet e jetës.
Është rritur numri i kandidatëve që janë në moshën 18 vjeç. Sapo mbushin 18-vjeç për shkak të nevojave të ndryshme që kanë, po kërkojnë të nisin një punë. Pjesa më e madhe e individëve që vijnë nga rrethet, menjëherë për shkak të kushteve të jetesës kërkojnë një punë që të paguajnë nevojat bazë. Nga mosha 18-vjeçare po fillon të ketë interes të madh profesional nga të gjitha ata kandidatë që jo vetëm mbarojnë një shkollë profesionale, por edhe arsim tjetër. Edhe mosha mbi 45 vjeç, edhe pse tregu është i vështirë për këtë grupmoshë, ka rritje të ndjeshme pasi janë kandidatë që janë ezauruar në një kompani dhe janë të prirur për të nisur në një kompani tjetër.
Më tej Çarçiu tha se kompanitë shqiptare, por edhe ato në Gjermani kërkojnë persona të kualifikuar në fushën e turizmit, ndërtimit, teknologjisë së informacionit dhe pozicionet drejtuese.
Turizmi, ndërtimi, TIK dhe pozicionet drejtuese janë profile që kërkohen sot qoftë për punësimin vendas, por po ashtu dhe nga kontaktet që kemi pasur me Gjermani.



