SHBA kërkon t’i ndalet nafta Koresë së Veriut

SHBA kërkon t’i ndalet nafta Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një varg sanksionesh të reja nga Kombet e Bashkuara, kundër Koresë së Veriut.

Propozim-rezoluta, e shpërndarë tek anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshin ndalimin e naftës për Korenë Veriore dhe ngrirjen e aseteve të liderit të saj, Kim Jong-un.

Ajo vjen pasi Phenjani ka kryer testin e gjashtë bërthamor dhe ka lëshuar vazhdimisht raketa.

Phenjani gjithashtu thotë se ka krijuar bombën e hidrogjenit dhe kërcënon me sulme SHBA-në.

Kina, aleatja kryesore e Koresë së Veriut, dhe Rusia pritet t’i kundërshtojnë sanksionet e reja.

Phenjani, me vite, është nën sanksione të OKB-së, që janë ndërmarrë në përpjekje për ta detyruar regjimin të kufizojë programet e armëve. /REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy